ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ, deklaroi se Turqia është kundër regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qëndrimi i Turqisë mbi çështjen e Sirisë është i qartë. Turqia në Siri është kundër regjimit të Asadit, kundër përdorimit të armëve konvencionale dhe armëve kimike, përleshjeve të brendshme, shpërnguljes së banorëve dhe kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë DEASH, PKK, KCK, PYD/YPG”, theksoi Bozdağ.