2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bozdag në mbledhjen e OBI-t, Jerusalemi është vija jonë e kuqe

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që u mbajt në Bangladesh.

 

Zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që u mbajt në Bangladesh.

Në fjalimin drejtuar ministrave të vendeve anëtare në çeljen e mbledhjes, Bozda tha: “Jerusalemi është vija e kuqe e botës islame. Samiti i Jashtëzakonshëm Islam i zhvilluar në 13 dhjetor 2017 në Stamboll i dha një mesazh në kohë shoqërisë ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e historisë dhe statusit ligjor të Jerusalemit, Kryeqyteti i Palestinës”.

Në lidhje me reformat që do të bëhen për funksionimin e OBI-t, Ai bëri të ditur se Turqia dhe Bangladeshi ofruan një projektrezolutë  për zhvillimin e një mbledhjeje në Stamboll në muajin nëntor dhe i ftoi të gjitha vendet anëtare që ta mbështesin atë.

Zëvendëskryeministri turk shprehu se pritën me kënaqësi themelimin e Grupit e Ndërmjetësimit të Miqësisë së Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Ai rikujtoi ato që përjetohen në Libi dhe theksoi nevojën për mbështetjen e paqes dhe përpjekjeve për stabilitet të popullit të këtij vendi.

Bozda nënvizoi se kriza në Jemen duhet të arrijë në zgjidhjen e bazuar në themelin e parametrave që mbështeten nga shoqëria ndërkombëtare dhe deklaroi se Turqia është e gatshme të mirëpresë mbledhjen e Grupit të Kontaktit të Jemenit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

“Për fat të keq hapësira gjeografike e  organizatës tonë tronditet me luftë civile, terrorizëm, kriza njerëzore dhe me shumë elemente të tjera destabilizuese. Edhe pse gjerësisht është eliminuar kërcënimi i DAESH-it në Siri dhe Irak, organizatat e tjera terroriste si El Shebab, Boko Haram, PKK/YPG dhe FETO  përbëjnë një pengim ndikues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në shumë vende anëtare të OBI-t” tha Zëvendëskryeministri Bekir Bozda.

Ai tërhoqi vëmendjen në mizorinë që përjetojnë myslimanët e Arakanit dhe tha se Bangladeshi, pavarësisht mundësive të kufizuara, është duke sipërmarrë një përgjegjësi të rëndësishme dhe i bëri të ditur vendeve anëtare të organizatës së Bashkëpunimit Islam se duhet bërë më shumë përpjekje për të lehtësuar barrën e Bangladeshit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit