-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bozdağ: DEASH dhe PYD/YPG bashkëpunojnë nën mbikëqyrjen e SHBA-ve

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ, sot në Stamboll deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet organizatave terroriste DEASH dhe PYD/YPG është nën mbikëqyrjen e SHBA-ve dhe se ky është një gabim i madh dhe i papranueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdağ komentoi marrëveshjen ndërmjet organizatave terroriste DEASH dhe PYD/YPG. Ai tha se kundër DEASH-it nuk zhvillohet luftë e vërtetë dhe e sinqertë dhe se një organizatë terroriste bashkëpunon me tjetrën për të mbrojtur atë.

“Ky bashkëpunim bëhet nën mbikëqyrjen e SHBA-ve. Kjo është e papranueshme, ky është një gabim i madh. Ata që janë betuar para gjithë botës se do të shkatërrojnë [DEASH-in], në vend që ta bëjnë këtë, tani tregojnë qëndrime me të cilat e mbrojnë ate. Kjo me të veërtetë është një gabim i madh. Presim nga e gjithë bota të shohin këtë gabim dhe qëndrim hipokrit”, tha Bozdağ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit