1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Botërori 2022, Turqia në ndihmë të Katarit për ndërtimin e “Takijes” 40 mijë vendëshe

Më të lexuarat

Kriza aktuale e Gjirit ka ndikuar në afrimin akoma më shumë të Katarit dhe Turqisë, teksa kjo e fundit i është bërë krah dhe mburojë karshi bojkotit dhe sanksioneve që i janë vënë shtetit të pasur por të vogël, nga një katërshe vendesh arabe, me në krye Saudinë. Bashkëpunimi mes tyre është qoftë në nivele politike, ushtarake apo ekonomike.

Ndërsa zhvillimi më i fundit i partneritetit të forcuar mes tyre, vjen në formën e një projekti të përbashkët, atë të ndërtimit të stadiumit të ri të propozuar nga Al Thumama për Kupën Botërore FIFA 2022 në Katar. Komisioni Suprem i kompanisë Delivery & Legacy (SC), e cila mbikëqyr përgatitjet për Kupën e Botës, të dielën ka zbardhur planet e projektimit për stadiumin prej 40,000 ulësesh.

Stadiumi i gjashtë i propozuar do të duket si një “takije” e madhe, që është një kësule e mbajtur nga meshkujt në të gjithë botën arabe.

Kontratat për ndërtimin e stadiumit i janë dhënë një ndërmarrjeje të përbashkët midis firmës së Katarit, Al Jaber Engineering dhe Tekfen, ndërmarrjes më të madhe të ndërtimit të Turqisë, u tha në një deklaratë nga SC.

Tekfen vjen me përvojën e fundit të ndërtimit të stadiumit olimpik të Bakusë në Azerbajxhan, 68,000 vendesh në përputhje me standardet e FIFA-s.

GjithashtuTekfen është i njohur për ndërtimin e stadiumit olimpik “Ataturk” me 80,000 ulëse në Stamboll.

Kontraktori i ndërtimit Al Jaber Engineering krenohet me një fuqi punëtore prej 12 sosh, së bashku me flotën më të madhe të pajisjeve në Katar, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit