4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

‘Bota në fokus’: Andaluzia, kur muslimanët ndriçuan Europën

Më të lexuarat

Në prill të vitit 711, guvernatori i Afrikës Veriore, Musa ib NUsajr dërgoi një ushtri Amazighe të kryesuar nga Ṭariq ibn Zijad nëpër kalimin detar që sot njihet si Ngushtica e Gjibraltarit. Ata ishin në gjendje të mposhtnin Roderikun, mbetin vizigot të Spanjës, në një betejë vendimtare.

Ndryshe, Ngushtica e Gjibraltarit e ka marrë emrin nga komandanti I famshëm Tarik bin Zijad e në arabisht njihet si Xhebelu Tarik, apo kodra e Tarikut ndërsa perëndimi e quan Gjibraltar.

Periudha myslimane në Spanjë përshkruhet shpesh si një ‘epokë e artë’ e të mësuarit, ku u ngritën bibliotekat, kolegjet, banjat publike, ndërsa letërsia, poezia dhe arkitektura lulëzuan.

Spanja islame ishte një përzierje multikulturore e njerëzve të tre feve të mëdha monoteiste: myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve.

Ai u bë një nga qytetërimet më të mëdha myslimane; duke arritur majën e tij me kalifatin umajad të Kordobës në shekullin e dhjetë.

Më 2 janar 1492, sovraniteti politik mysliman në Spanjë mori fund.

Myslimanët dhe njerëzit me origjinë myslimane në vitin 1499, u deyruan të konvertohen në krishterim.
Në vitin 1500 myslimanëve spanjollë iu paraqit një zgjedhje e ashpër: të konvertoheshin në katolicizëm ose të dëboheshin nga Spanja, kurse pjesa më e madhe e muslimanëve dhe hebrenjve u masakruan pa mëshirë.

Avdi Bakiju/SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit