9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bota islame kritikon djegien e Kuranit në Suedi

Më të lexuarat

Të mërkurën, në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit, Salwan Momika i vuri zjarrin një kopje të librit të shenjtë mysliman nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit.

Shumë vende myslimane dhe arabe dënuan djegien e një kopje të librit të shenjtë të myslimanvë, Kuranit të mërkurën (28 qershor) para një xhamie në kryeqytetin suedez Stokholm. Kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Ali Erbas, dënoi miratimin e përdhosjes së Kuranit nga autoritetet suedeze.

“E dënoj fuqishëm miratimin e aktit të neveritshëm kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit, në Suedi gjatë Kurban Bajramit”, shkroi Erbas në Twitter. “Unë ftoj Suedinë dhe vendet perëndimore të ndalojnë mbrojtjen e këtij mentaliteti të sëmurë që është armiqësor ndaj muslimanëve, paqes sociale dhe njerëzimit.”

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dënoi incidentin duke deklaruar se këto akte të përsëritura të urrejtjes nuk mund të pranohen me asnjë justifikim dhe se ato nxisin qartë urrejtje dhe racizëm.

Ministria e Punëve të Jashtme jordaneze njoftoi se “djegia e Kuranit të Shenjtë është një akt i urrejtjes së rrezikshme dhe një manifestim i islamofobisë që nxit dhunën dhe fyerjen e feve dhe nuk mund të konsiderohet fare një formë e lirisë së shprehjes”.

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze deklaroi se “sulmi ndaj Kuranit të shenjtë nga një ekstremist i urryer është një shprehje e urrejtjes dhe racizmit dhe një sulm flagrant ndaj vlerave të tolerancës, pranimit të të tjerëve, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore midis ndjekësve të të gjithë feve.”

Parlamenti arab deklaroi se ajo që ndodhi ishte “një akt nxitjeje që do të ndezë ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën”, duke dënuar vazhdimin e këtyre provokimeve nga autoritetet suedeze.

Të mërkurën, një person i identifikuar si Salwan Momika i vuri zjarrin një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë jashtë një xhamie në Stokholm.

Më 12 qershor, gjykata e apelit e Suedisë la në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët për të anuluar ndalimin e djegies së Kuranit, duke vendosur se policia nuk kishte bazë ligjore për të parandaluar dy protesta për djegien e Kuranit në fillim të këtij viti.

TRT Balkan / agjencitë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit