3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bota i ka harruar arakanët

Më të lexuarat

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), theksoi se bota i ka harruar arakanët dhe se deklaratat për solidaritet janë të pamjaftueshme, duke shtuar se populli arakanë ka nevojë për ndihmë.

Guterres shtoi se pas vizitës së refugjatëve arakanë në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit, ai ka dëgjuar historitë ‘rrënqethëse’ të popullit Rohingya për fëmijët e vegjël të cilët ishin vrarë para prindërve të tyre, vajzat dhe gratë e dhunura si dhe për fshtarat e shkatërruara.

Duke thënë se refugjatët arakanë të cilët u detyruan të streohen në Bangladesh duke ikur nga dhuna e ushtrisë së Mianmarit ishin viktima të spastrimit etnik, Guterres shtoi se ata u privuan edhe nga shtetësia, e cila është një nga të drejtat më themelore në Mianmar. Guterres u shpreh se: “Shkeljet sistematike të forcave të sigurisë së Mianmarit kanë detyruar popullin arakanë që të jetojnë me frikën e vdekjes ose të ikin duke i lënë pas të gjitha, në mënyrë që të mbijetojnë.”

‘DEKLARATAT PËR SOLIDARITET NUK JANË TË MJAFTUESHME’

Guterres vuri në dukje se arakanët u përpoqën të përballeshin me kushtet e vështira në Cox’s Bazar, ku përjetohet kriza më e shpejtë në rritje e refugjatëve në botë, duke shtuar se ndërsa shumë nga vendet më të pasura në botë mbyllnin kufijtë e tyre, Bangladeshi i ka hapur dyert e veta refugjatëve, edhe pse burimet e tij janë të kufizuara. Guterres vuri në dukje se bujaria e popullit të Bangladeshit ka shpëtuar mijëra jetë, por theksoi nevojën për një përgjegjësi globale. Guterres theksoi se “Bota i ka harruar arakanët” dhe se “Deklaratat për solidaritet janë të pamjaftueshme”, duke shtuar se populli arakanë ka nevojë për ndihmë.

Guterres deklaroi se është mbledhur vetëm 26 përqind e ndihmës prej 1 miliard dollarësh për refugjatët arakanë.

Duke theksuar se kriza arakane nuk mund të zgjidhet brenda natës, por që kjo nuk mund të zgjasë edhe për shumë kohë, Guterres i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit që të sigurojë kushtet e nevojshme që refugjatët arakanë të kthehen në mënyrë të sigurtë dhe me nderë në fshatrat e tyre.

Burimi : Rast Haber/ ML

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit