3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bota e tronditur nga sulmi terrorist mbi dy xhamitë në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Shumë vende të botës kanë reaguar ndaj sulmit terorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandën e Re,
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoğlu kanë reaguar ndja sulmit terorist, duke e dënuar në mënyrë të ashpër.

Presidenti Erdoğan nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Twiter, në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka thënë: “Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur”.

“Mallkoj sulmin terrorist barbar të kryer ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandën e Re”, ka thënë Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter.

“Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur. Në këtë sulm të pabesë kanë përgjegjësi në të njëjtin nivel jo vetëm autorët por edhe politikanët dhe mediat të cilat inkurajojnë anti-islamizëm dhe urrejtjen që po rritet si një ortek në perëndim”, thekson Çavuşoğlu.

Gjitastu dhe Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në sulmet terroriste në Zelandën e Re. “Sulmet ndaj vendeve të adhurimit, janë sulme ndaj të gjithë ne.”

Kurse Sekretari i Përshithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg ka dënuar fuqishëm sulmet e tmerrshme terroriste në xhamitë në Christchurch.

Edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj sulmit ku nga shërbimi për media i Kremlinit, thuhet se Putin ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern lidhur me sulmin terrorist të kryer gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në qytetin Christchurch.

“Sulmi i kryer ndaj civilëve të mbledhur për adhurim krijon shok, neveri dhe tirani. Spresoj që të marrin dënimin e merituar të gjithë ata që janë të përfshirë në kërë krim”, ka thënë Putin.

Kryeministrja britanike Theresa May shprehu ngushëllimet për viktimat e “sulmit terrorist të tmerrshëm”.

“Në emër të Britanisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Zelandës së Re pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Christchurch”, shkroi May në rrjetin social Twitter.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që u preken nga ky akt i shëmtuar i dhunës”, tha May.

Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt shkroi në Twitter se “Shprehim simpatinë tonë me njerëzit e Zelandës së Re pas lajmit për këtë akt të tmerrshëm në Christchurch”.

“Zelanda e Re është një nga vendet më paqësore, paqedashëse dhe bujare në botë”, tha Hunt.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e përshkroi incidentin si “trishtues” dhe tha se “njerëz të pafajshëm janë vrarë për shkak të besimit të tyre”.

“Londra qëndron me njerëzit e Christchurch përballë këtij sulmi të tmerrshëm terrorist”, tha Khan.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se sulmi ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re është “krim brutal”, i cili ka goditur njerëzit e të gjitha religjioneve në mbarë botën.

“Sulmi i tmerrshëm terrorist në Christchurch ishte drejtuar mbi lutjen e qetë të muslimanëve. Nëse këta njerëz janë vrarë vetëm për shkak të besimit të tyre, ky është një sulm kundër të gjithë nesh. Qëndrojmë në anën e viktimave. Zelandë e Re bëhu e fortë”, ka thënë Mass përmes Twitterit.

Të paktën 49 persona u konfirmuan të vrarë pasi sulmues të armatosur shënjestruan dy xhami në Christchurch, njoftoi policia e Zelandës së Re. Katër persona, përfshirë një grua, u arrestuan pas vrasjes./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit