1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Boston, të dyshuarit vëllezër rusë

Më të lexuarat

Një operacion madhor policor është duke u zhvilluar në Boston, me qëllim arrestimin e një prej të dyshuarve si autor i vendosjes së bombave gjatë maratonës, ndersa i vellai, njekohesisht bashkepunetori i tij humbi jeten ne oret e para te mengjesit ne nje shkembim zjarri me policine.

Ne shkembimin e zjarrit, te ndodhur ne nje lokalitet rreth 10 kilometra nga Bostoni, një efektiv i policisë gjithashtu humbi jetën.

Sipas “BBC”, agjentët e FBI-së dhe policisë së Bostonit janë aktualsht duke realizuar një prej operacioneve më të mëdha të kërkimit në historinë e vendit.

Burime policore konfirmuan per rrjetin e lajmeve se dy te dyshuarit ishin dy shtetas ruse nga Çeçenia, te cilet jetonin ne SHBA qe prej nje viti, te identifikuar si Dzhokhar e Tamerlan Tsarnaev.

Pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë në rrugën ku ndodhi shpërthimi, të dy shtetasit u gjurmuan dhe u vunë në ndjekje gjatë së enjtes.

Për të shpëtuar, ata rrëmbyen një makinë nën kërcënimin e armëve. Drejtuesi i mjetit u la më pas i lirë, ndërsa njëri prej të dyshuarve mbeti i vrarë në përballjen me policinë.

Vellai i dytë, ai që imazhet e ditës së shpërthimit shfaqet me një kapele të bardhë në kokë, është në ndjekje pasi mundi të ndahej nga bashkëpunëtori, përpara se ai të binte në pritën e policisë.

Aktualisht, aksioni policor është në zhvillim, me forca te shumta policore qe kane rrethuar qytetin e Uatertaunit, ku ndodhi shkembimi i zjarrit ne oret e para te dites dhe ku besohet se eshte fshehur i dyshuari.

Dy shperthime te dy bombave artizanale ne maratonen e Bostonit i moren jeten 3 personave dhe lane te plagosur 180 te tjere.

FBI publikon fotot, videon e të dyshuarve

FBI ka bërë publike gjatë së enjtes fotot dhe videon e dy personave të dyshuar mbi ngjarjen e ndodhur në Maratonën e Bostonit, duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tyre.

Dy meshkujt janë fotografuar duke ecur së bashku, pranë vijës së finish-it të maratonës, përpara shpërthimeve që vranë 3 persona dhe plagosën rreth 180 të tjerë.

Një prej dy personave të dyshuar është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, “vetëm pak minuta” para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston.

“Dikush në këtë vend i njeh këta individë, ndoshta si shokë, fqinj, bashkëpunëtorë apo anëtarët e familjes së të dyshuarve”, tha DesLauriers. “Edhe pse mund të jetë e vështirë, kombi ynë kërkon mbështetjen e atyre që zotërojnë informacione, për të na i dhënë neve”.

Por, ai paralajmëroi se të dyshuarit duhet të konsiderohen si individë të armatosur dhe “ekstremisht të rrezikshëm”. “Askush nuk duhet t’u afrohet atyre. Askush nuk duhet të përpiqet t’i kapë ata, me përjashtim të zbatuesve të ligjit”, tha ai./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit