-2.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Bosnjë/ Një shkollë merr emrin e një të vrari nga komunistët, zemërohet Izraeli: ai na ka sharë

Më të lexuarat

Drejtues të një shkolle në Bosnje janë përfshirë në një debat me autoritetet izralite, pasi i vendosën shkollës emrin e Mustafa Busilaxhiç, një i ekzekutar nga komunistët në vitin 1945, i akuzuar ai anti-semit. Izraelitet i kanë dërguar një notë proteste autoriteve boshnjake, ndërsa këto të fundit i janë përgjigjur se duke thënë se Izraeli ka shkelur rezolutat më të larta të OKB-së dhe nuk ka të drejtë t’u mbajë mësime morale të tjerëve, dhe se ka rënë viktimë e propogandës komuniste.

“Sarajeva multietnike, siç e përmendni në letrën tuaj, është e tillë duke iu falenderuar Mustafa Busilaxhiçit dhe muslimanëve të tjerë të cilët me qëndrimin e tyre tolerant ndaj të tjerëve e bënë këtë qytet shumëetnik. Busulaxhiç nuk ishte antisemit, por si intelektual ai foli për tipare negative çifute  në tregëti, duke manipluar me mallra e çmime. Se sa kishte të drejtë Mustafa flet më së miri situata aktuale në botë, ku veprime të ngjashme të bankierëve provokojnë kriza ekonomike”, thuhet në reagimin e bordit të shkollës.

Ata theksojnë se autoritetet në Bosnje nuk kanë arsye për të anuluar këtë vendim, por është e trishtueshme që ambasadat e shteteve të caktuara janë të bazuara në një histori jo të argumentuar të neo-komunistëve të Sarajevës.

“Ata shpikën se Busilaxhiçi ishte antisemit, duke u përpjekur të mohojnë vrasjen brutale të këtij të riu nga paraardhësit e tyre ideologjikë, duke ia mohuar familjes së tij edhe të drejtën për pjesëmarrje në varrim”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit