3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bosnjë-Hercegovinë – Në pranga ish-gjenerali Dudakoviç, akuzohet “për krime kundër njerëzimit”

Më të lexuarat

Policia boshnjake ka ndaluar të premten me akuzën “për krime kundër njerëzimit” 12 ish-ushtarakë, mes të cilëve edhe ish-gjenerali boshnjak, Atif Dudakoviç, në kuadër të një operacioni për krimet e luftës së viteve 1992-1995…

 

Policia boshnjake ka ndaluar të premten me akuzën “për krime kundër njerëzimit” 12 ish-ushtarakë, mes të cilëve edhe ish-gjenerali boshnjak, Atif Dudakoviç, në kuadër të një operacioni në qytete të ndryshme të vendit për krimet e luftës së viteve 1992-1995.

Sipas një urdhri të Prokurorisë së Përgjithshme, njësitë speciale policore të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes në Bosnjë-Hercegovinë (SIPA) organizuan operacione të njëkohshme në kryeqytetin Sarajevë dhe qytetet Bihaç, Urë e Sanës (Sanski Most), Klljuç (Klujc), Klladushë e Madhe (Velika Kladusa) dhe Cazin.

“Gjatë operacioneve të realizuara në 16 adresa të ndryshme, 12 ish-ushtarakë janë ndaluar me akuzën ‘për krime kundër civilëve dhe njerëzimit’. Të dyshuarit e ndaluar janë dërguar në selinë e SIPA-s për t’u marrë në pyetje dhe më pas do t’i dorëzohen Prokurorisë së Përgjithshme të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes.

Mësohet se në mesin e të ndaluarve në këto operacione është edhe ish-gjenerali Atif Dudakoviç, i njohur si një prej komandantëve boshnjakë më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të Luftës së Bosnjës.

Ish-ushtarakët e ndaluar akuzohen jo vetëm për vrasjen e dhjetëra ushtarëve serbë të rënë robër, por edhe për masakrimin e qindra civilëve serbë në qytetet veriperëndimore të Bosnjës në vitin 1995.

Dudakoviç, i cili nuk është përfshirë kurrë më parë në ndonjë çështje gjyqësore në lidhje me Luftën e Bosnjës, qe akuzuar për krime lufte nga OJQ-të dhe politikanët serbë në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit