3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bosnjë dhe Hercegovinë, niset për në tokën e shenjtë grupi i parë i haxhilerëve

Më të lexuarat

Këtë vit në tokën e shenjtë do të shkojnë 2.000 haxhilerë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 200 tjerë nga diaspora e saj

Grupi i parë i haxhilerëve nga Bosnjë dhe Hercegovina është nisur drejt tokës së shenjtë në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

284 haxhilerë të ardhshëm, të cilët erdhën në kryeqytetin Sarajevë nga qytete të ndryshme të Bosnjë dhe Hercegovinës, u nisën për në Medinë me avion nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës.

Haxhilerët u përcollën me lutje nga zyrtarët e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të afërmit e tyre.

Xhevad Haxhiq, Drejtor i Zyrës së Haxhit dhe Umres i Bashkësisë Islame, tha se grupi i dytë prej 284 personash do të niset sot në orën 17:35 me kohën lokale.

Në deklaratën e bërë nga Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës thuhet se këtë vit, kandidati më i vjetër për të kryer Haxhin nga Bosnja dhe diaspora e saj do të jetë 84 vjeç, ndërsa më i riu 15 vjeç.

E moshuara boshnjake Fata Orloviq, e cila humbi bashkëshortin dhe 22 të afërm të saj në luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995, dhe e cila më 5 qershor 2021, pas përpjekjesh të gjata, fitoi betejën për prishjen e kishës në oborrin e saj e cila u ndërtua pa leje, është ndër udhëtueset për të përmbushur pelegrinazhin këtë vit.

Këtë vit në tokën e shenjtë do të shkojnë 2.000 haxhilerë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 200 tjerë nga diaspora e saj.

Haxhilerët nga Bosnjë dhe Hercegovina do të shoqërohen nga 49 udhërrëfyes të certifikuar dhe 17 mjekë ndihmës.

Haxhilerët nga Bosnja do të transportohen nga Sarajeva në Medinë me gjithsej tetë avionë që do të ngrihen për katër ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit