3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bosnja dënon me burgim ish-ministrin e Sigurimit

Më të lexuarat

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviq, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviq ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit.

Adnan Bektiq, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë.

Ahmetoviq tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka qenë ministër i Sigurimit në Bosnje nga viti 2009 deri më 2012.

Për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa në maj të vitit 2017 është përjashtuar nga kjo parti.

Aktualisht, Ahmetoviq është anëtar i partisë së re Blloku i Pavarur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit