5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Bosi serb i veriut dhe i punëve të pista, Milan Radojiçiq, mirëpritet nga Haradinaj”

Më të lexuarat

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim pune me Goran Rakiq dhe nënkryetarin e Listës Srpska Milan Radojiçiq. Me këtë rast u legjitimua e miqësia që kryeministri ka me Radojçiqin, e që konsiderohet shef i nëntokës në Veri.

Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojiçiq, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska.

Radojiçiq dëshmoi sot në Zyrën e Kryeministri Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosovës. Legjenda se ai kontrollon gjithçka në veri, dëshmohet edhe me renditjen në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij.

“Ne këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ky takim është kritikuar edhe nga analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj.

“Bossi i veriut të vendit dhe i punëve të pista, Milan Radojičić, mirëpritet në zyrën e kryeministrit”, ka shkruar Mushkolaj.

Radojçiq është përmendur edhe si i dyshmtë në rastin e vrasjes së politikan serb të veriut, Oliver Ivanoviq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit