1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Boshnjakët pjesë e pandashme e BFI-së

Më të lexuarat

Më 12.10.2022 për vizitë të BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti z. Xhevat Hot, Kryetarin e Forumit Nacional Boahnjak. Ishte nje takim shumë i dobishëm, në të cilin u bisedua për organizatën e tij që e udhëheq, rolin e tij në ngritjen e vetëdijes së popullit boshnjak në RMV, organizimin e jetës fetare të këtij populli, vlerat nacionale e kulturore, si dhe për shumë vlera tjera.

Nga ana e tij, z. Xhevat Hoti shprehu falënderimin e tij për pritjen që ia bëri Kryetari i BFI të RMV dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në mes dy institucioneve. Ai bisedoi edhe për xhaminë në qytetin e Shkupit ku ligjërohet në gjuhën boshnjake me çka plotësohen dëshirat e boshnjakëve në këtë qytet në ngritjen e vetëdijes së tyre fetare e kombëtare.
BFI si gjithmonë dha përkrahjen maksimale, duke konsideruar muslimanët boshnjak pjesë përbërëse të BFI e RMV me të gjitha të drejtat që ju takojnë të gjithëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit