1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Boshnjakët kërkojnë forca ndërkombëtare në Sanxhak

Më të lexuarat

Lideri i Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV), Sulejman Uglanin, i ka dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një kërkesë që urgjentisht dhe pa vonesë të dërgojë në Sanxhak forca ndërkombëtare për ndalimin e konfliktit dhe për marrjen e masave të tjera në mbrojtje të popullit boshnjak në këtë rajon.

“Bashkësia ndërkombëtare ftohet të vendosë mision special me qëllim të pengimit të konfliktit për të ndaluar frikësimin dhe kërcënimin e mëtejmë kundër boshnjakëve, por edhe për preventivë për të pamundësuar valën e re të terrorit shtetëror, krimit dhe spastrimit etnik në Sanxhak”, thuhet në kumtesën e BNV–së, të cilën e përcjell gazeta e Beogradit Veçernje Novosti, transmeton Koha.net.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq i cili ka thënë që kërkesa të jetë e pakuptimtë dhe që për të nuk do të reagojë askush në botë:

“Paqja dhe stabiliteti në Serbi nuk janë rrezikuar. Ky është, haptas, një provokim i madh për të destabilizuar vendin”, ka thënë ai.

BNV ka theksuar se punon për boshnjakë, se populli është i kërcënuar, se në Serbi boshnjakët janë të diskriminuar dhe se gjendja e tyre është padurueshme.

Këtë letër BNV ia ka dërguar edhe OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Evropës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit