2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Borxhi i brendshëm i Kosovës prekë shifrën prej 1 miliard eurove

Më të lexuarat

Çdo vit e më shumë borxhi i brendshëm i Kosovës po rritet. Mbi 1.5 miliard euro është në borxh shteti i Kosovës.

Të dhënat tremujore të vitit 2021 mbi borxhin e përgjithshëm që përfshin indikatorët kyç të borxhit publik tregojnë se borxhi i përgjithshëm që ka shteti është rritur në tre mujorin e parë të këtij viti në fiks 1 miliard e 528 milionë euro, ndërsa më 31 drejtor 2020 ai ishte mbyllur në vlerë prej 1 miliard e 487 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhenve të Ministrisë së Financave, që i ka parë “lajmi.net”, borxhi i brendshëm i shtetit për herë të parë ka arritur në 1 miliard euro, derisa më 31 dhjetor 2020 prerja e borxhit ishte bërë në vlerë prej 961 milionë euro. Në vitin 2019 ai ishte më i vogël, 791 milionë euro.

Borxhi i jashtëm, ose ai ndërkombëtarë është në vlerë prej 516 milionë euro. Shteti ka marrë kredi në 13 organizatat të ndryshme për projekte. Kredia më e madhe është ndaj Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZh) në vlerë prej 140 milionë eurove, pastaj ndaj Bankës Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim (BNRZh) në vlerë prej 118 milionë euro, ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) 97 milionë euro, etj.

31 milionë euro janë të bllokuara për shkak të garancionit shtetëror.

Dy huazime të reja ka marrë qeveria në tre mujorin e parë, njërën nga BERZh për “Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale” në vlerë 30 milionë euro dhe për “Projekti i Impiantit të ujërave të zeza ën Gjilan” me 11 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm përkufizohet me Ligjin për borxhet publike si tërësia e borxhit shtetëror dhe Borxhit Komunal. Borxhi Shtetëror mund të jetë borxh i drejtpërdrejtë apo borxh i nën-huazuar. Kurse, sa i përket juridiksionit të cilit i nënshtrohet, borxhi i përgjithshëm mund të ndahet në borxh ndërkombëtar dhe në borxh të brendshëm, ku borxhi i brendshëm i nënshtrohet juridiksionit vendor, ndërsa ai Ndërkombëtar mund t’u nënshtrohet edhe juridiksioneve jashtë Republikës së Kosovës.

Borxhi ndërkombëtar ka filluar të krijohet në vitin 2009, me trashëgimin e kredisë nga ish-Jugosllavia me Bankën Botërore të quajtur Kredia e Konsoliduar C, për të vazhduar pastaj me programet e financimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të cilat shërbejnë për mbështetje buxhetore, si dhe financimi për projekte specifike nga kreditorë të ndryshëm, si: Banka Botërore (BB), Banka Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim (KfW), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe kreditorë të tjerë me pjesëmarrje më të vogël. Deri më tani borxhi ndërkombëtar ka qenë kryesisht koncesionar ku pjesa më e madhe e kredive janë financime me kushte të buta nga institucionet financiare ndërkombëtare. Sektorët që kanë përfituar më së shumti nga huamarrja ndërkombëtare janë: infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, arsimi, shëndetësia dhe bujqësia. Së fundmi borxhi është krijuar edhe për shkak të huamarrjeve të krijuara për tejkalimin e situatës me Covid-19.

Deri në fund të vitit 2020, stoku i portofolit të borxhit të brendshëm ka filluar të krijohet nga viti 2012, me emetimin e parë të Letrave me Vlerë, fillimisht afatshkurtëra, për të vazhduar me rritje graduale të afateve të maturimit. Mjetet nga borxhi i brendshëm shërbejnë për financimin e buxhetit (deficitit) dhe nuk janë të destinuara për ndonjë projekt specifik. Përmes strategjisë së emetimit të LV-ja, Ministria e Financave dhe Transfereve ka kontribuuar në zgjatjen graduale të maturitetit të portofolit të LV, duke ndërtuar një kurbë më stabile të kthimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit