-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Borrell viziton Korenë e Jugut mes alarmit për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Më të lexuarat

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij koreano-jugor Cho Tae-yul, mes shqetësimeve në rritje mbi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftë me Ukrainën.

Bëhet e ditur se Borrell mbërriti në Korenë e Jugut pas një udhëtimi në Japoni dhe një vizite në Zonën e Demilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy Koretë.

“Vizita ime sot në Zonën e Demilitarizuar midis Republikës së Koresë dhe DPRK-së është një tjetër kujtesë e nevojës për të investuar më shumë në paqe”, tha Borell.

Siç raportohet, Borrell po viziton Korenë e Jugut për të çuar bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes midis BE-së dhe Seulit në “nivelin tjetër”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Takimi i parë i tillë i Dialogut Strategjik midis BE-së dhe Koresë së Jugut vjen pasi Uashingtoni dhe Seuli kanë dhënë alarmin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftën e saj me Ukrainën.

Borrell u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun dhe shprehu shqetësim për zhvillimin.

Cho tha se të gjithë skenarët e mundshëm ishin në shqyrtim, kur u pyet nëse Seuli mund të dërgonte armë në Ukrainë në përgjigje të ndihmës së Koresë së Veriut për Rusinë.

Koreja e Jugut ka ofruar ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë pajisje për pastrimin e minave, por deri më tani i ka rezistuar kërkesave të Kievit për armë.

Ndryshe, sipas Uashingtonit, trupat e Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë pritet të hyjnë në luftën kundër Ukrainës në ditët në vijim. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit