Përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell në Forumin e 14-të të Dubrovnikut, Kroaci, ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë e vazhdimësisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas tij Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor ndaj duhet të mbështesë integrimin e tyre.
“Bashkimi Evropian nuk është ende i plotë dhe ai duhet të mbështesë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij evropiane, përfshirë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ne shohim një dritë në fund të tunelit, megjithëse është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndrojmë vigjilentë dhe të kujdesshëm pasi virusi është gjithmonë i pranishëm sidomos për shkak të të varianteve të reja”, ka thënë Borrell.
Ndër të tjera ai ka theksuar se pasojat e pandemisë është rritja e pabarazive, pasigurisë dhe një bote më pak bamirëse.e.su./abcnews.al