5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Borrell: S’ka BE të sigurt pa një Ballkan Perëndimor të fortë dhe paqësor

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Rajoni i Ballkanit Perëndimor në tërësi ka për detyrë të luftojë kundër dhunës, kundër trafikantëve, kundër trafikimit, për të parandaluar që ata të kontaminojnë të gjithë kontinentin.

Borrell këto komente i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë mbi zbatimin e veprimeve specifike për Evropën Juglindore të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit 2020-2025, duke përfshirë zbatimin e udhërrëfyesit rajonal për kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor në tërësi ka për detyrë të luftojë kundër dhunës, kundër trafikantëve, kundër trafikimit, për të parandaluar që ata të kontaminojnë të gjithë kontinentin. Të gjithë e dinë se ky aktivitet, trafikimi, është një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin tonë.

Është një kërcënim i shumë anshëm që ndikon në stabilitetin e rajonit, të shteteve, të shoqërive dhe rrit rrezikun e sulmeve terroriste. Ne duhet ta luftojmë atë pasi është një problem i shumëanshëm.

Ne duhet ta sulmojmë atë nga shumë kënde, dhe me të gjitha mjetet tona, përtej të gjithë kufijve. Duke u siguruar që masat e marra pas incidenteve të tilla tragjike, ne të qëndrojmë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne ndajmë një objektiv të përbashkët për të rritur sigurinë evropiane, për të mbrojtur të gjithë qytetarët tanë, qoftë këtu në Bashkimin Evropian, qoftë, dua ta theksoj, në vendet tona anëtare të ardhshme”, tha ai.

Sipas tij, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e kontrollit të armëve në rajonin tonë.

“Nuk do të ketë një Bashkim Evropian të sigurt, pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor. Dhe kjo është arsyeja pse që nga viti 2002, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e Kontrollit të Armëve në rajon”, tha ai. /kp/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit