Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Borrell tha se më ta diskutuan sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në X.