1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Borrell paralajmëron Gjeorgjinë: Dera e anëtarësimit në BE mund të mbyllet

Më të lexuarat

“Nëse qeveria e Gjeorgjisë vazhdon në të njëjtën rrugë dhe vazhdon të bëjë atë që po bën, kjo derë do të mbyllet dhe populli gjeorgjian do të vuajë pasojat”, tha Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell paralajmëroi se “anëtarësimi në BE është në rrezik” për Gjeorgjinë, ku ka hyrë në fuqi ligji i diskutueshëm i “transparencës së ndikimit të huaj”, raporton Anadolu.

Borrell dha deklarata për zhvillimet më të fundit në Gjeorgji përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur në Luksemburg. “Zhvillimet e fundit, përfshirë hyrjen në fuqi të ligjit të ‘transparencës së ndikimit të huaj’, i cili shkaktoi polemika në Gjeorgji, do të diskutohen në takim”, tha Borrell duke shtuar se vazhdimi i politikave të qeverisë gjeorgjiane në këtë drejtim mund të ketë pasoja serioze.

“Një gjë është e qartë, dera është e hapur për anëtarësimin e Gjeorgjisë. Por, nëse qeveria vazhdon në të njëjtën rrugë dhe vazhdon të bëjë atë që po bën, kjo derë do të mbyllet dhe populli gjeorgjian do të vuajë pasojat. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, dera e BE-së nuk do të jetë e hapur”, tha ai.

Ai tha se ka paraqitur raport para ministrave të BE-së, duke detajuar masat e ndryshme afatshkurtra dhe afatmesme që mund të zbatohen për të adresuar situatën në Gjeorgji. Borrell shtoi se në takimin e sotëm nuk do të merret asnjë vendim, por ministrat do të diskutojnë për këtë çështje.

Shefi i diplomacisë evropiane tha se masat e mundshme përfshijnë ndalimin e mbështetjes përmes “Fondit Evropian të Paqes” dhe disa kanaleve të mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për qeverinë gjeorgjiane dhe reduktimin e kontakteve politike të nivelit të lartë.

Borrell tha se nuk synojnë të ndikojnë negativisht në jetën e civilëve me këto masa të mundshme. “Ne nuk duam të prekim civilët. Nuk duam t’i shkaktojmë më shumë vuajtje popullatës civile”, tha ai.

– Ligji i diskutueshëm në Gjeorgji

Në Gjeorgji pasi projektligji “Transparenca e ndikimit të huaj” u dorëzua në Parlament, në prill filluan protestat.

Rregullorja ligjore kërkon që organizatat në Gjeorgji që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “organizata që ndjekin interesat e një fuqie të huaj”, përndryshe ato përballen me gjoba. Gjatë regjistrimit, të gjitha të ardhurat duhet të pasqyrohen nga institucionet dhe organizatat.

Projektligji, i paraqitur nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” në prill dhe i miratuar në Parlament më 14 maj, u bllokua nga presidentja Salome Zurabishvili më 18 maj e cila vuri veto. Vetoja e presidentes ra poshtë kur projektligji u miratua sërish me 84 pro dhe 4 kundër, në votimin e mbajtur më 28 maj.

Për vendimin në fjalë reaguan protestuesit e mbledhur para Parlamentit.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit