1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Borrell: Orban nuk përfaqëson BE-në në Moskë

Më të lexuarat

Vizita e kryeministrit hungarez që ka shqetësuar Brukselin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur për informacionin se kryeministri hungarez Viktor Orban ka udhëtuar në Moskë për një takim me presidentin Vladimir Putin, duke theksuar se ai nuk përfaqëson BE-në, por se ajo ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Hungarisë.

“Vizita e kryeministrit Viktor Orbán në Moskë po zhvillohet ekskluzivisht në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Hungarisë dhe Rusisë”, tha Borrell.

Hungaria, si një vend që mori presidencën e rradhës deri në fund të këtij viti, nuk e përfaqëson BE-në jashtë vendit, që është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Këshillit Evropian kur bëhet fjalë për nivelin e kryetarëve të shteteve apo qeverive dhe përfaqësuesi i lartë kur bëhet fjalë për nivelin ministror.

“Kryeministri Orbán nuk mori një mandat nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën. Qëndrimi i BE-së për luftën agresive të Rusisë mbahet nga konkluzione të shumta të Këshillit Evropian. Ky këndvështrim përjashton kontaktet dypalëshe mes BE-së dhe Presidentit Putin”, thekson Borrell.

Ai shton se Orban nuk përfaqëson në asnjë mënyrë BE-në dhe kujton se Gjykata Ndërkombëtare Penale e paditi Putinin dhe lëshoi ​​një urdhër arresti për rolin e tij në dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina në Rusi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit