4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Borrell nxit guxim te liderët e Ballkanit

Më të lexuarat

Takimi në Nju Jork: Kohë për vendime të mëdha!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike dhe theksoi veçanërisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa të rëndësishëm drejt integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi jozyrtar me liderët e rajonit të mërkurën në Nju Jork, Borell theksoi edhe një herë mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor në rrugën evropiane dhe shtoi se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të zbatohen me një fokus të ri.

“Borell theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE. Anëtarët duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane,” tha në një deklaratë Shërbimi Evropian i Çështjeve të Jashtme (EEAS).

Siç njoftoi Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), me atë rast u fol për sfida urgjente gjeopolitike, pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik, si dhe u theksua nevoja për harmonizim strategjik me BE-në për të ruajtur stabilitetin rajonal.

Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Denis Beqiroviç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministri i Jashtëm i Malit të Zi Filip Ivanoviç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit