3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Borrell: Negociatat, të martën

Më të lexuarat

Për Shqipërinë, rroftë Maqedonia!

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, njoftoi të martën fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vlerësoi se është një “moment historik”.

Ai tha se votimi në Kuvendin e Maqedonisë “hapi dyert” për procesin që do të fillojë më 19 korrik me Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel.

“Ky është një lajm i mirë. Nuk kemi shumë lajme të mira, por shpresoj se kjo do të forcojë angazhimin tonë në Ballkan”, tha Borrell.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski njoftoi se fjalimin e hapjes do ta lexojë në gjuhën maqedonase kur vendi i tij të hapë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE, sipas televizionit maqedonas Sitel.

Siç është specifikuar, depistimi do të fillojë menjëherë pas kësaj dhe do të zgjasë një vit e gjysmë.

Pas përfundimit të këtij procesi, është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, me të cilën do të përfundojë faza e hapjes së negociatave për anëtarësim, ndërsa mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.

Të shtunën, qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një propozim francez që parashikon hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

Vendimi i Qeverisë erdhi disa orë pas votimit në Kuvend për të njëjtin propozim, kur Kuvendi i Maqedonisë e mbështeti propozimin e kompromisit francez, i cili duhet të heqë bllokadën bullgare të negociatave për anëtarësim të Shkupit me BE-në.

Në vitin 2005 Maqedonia e Veriut mori statusin e kandidatit dhe që nga viti 2008 pret fillimin e negociatave për anëtarësim në klubin evropian.

Së pari, ajo u bllokua nga Greqia, prandaj Maqedonia ndryshoi emrin e saj në Maqedoninë e Veriut, dhe në fund të vitit 2020, Bullgaria bllokoi hapjen e negociatave në një mosmarrëveshje që lidhet me historinë e përbashkët, gjuhën dhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoni. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit