-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Borrell në takim me kryeministrin kroat: Duhet të jemi të bashkuar për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq këtë të shtunë në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Temë diskutimi mes tyre ishte edhe situata në veri të Kosovës, për të cilën Borrell ka thënë se “duhet të jemi të bashkuar dhe të fokusuar në de-përshkallëzim”.

Ai gjithashtu është shprehur se Kroacia është shembull suksesi për anëtarësimin e saj në BE.

“Faleminderit, kryeministër Andrej Plenkoviq për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu edhe në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme.

Historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Në këtë forum Kosova këtë vit po përfaqësohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit