1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Borrell: Kështu mund të mbijetojë Europa…

Më të lexuarat

Thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, bëri thirrje për bashkimin e Evropës në përballjen me sfidat globale dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Borrell e tha këtë në një fjalim të mbajtur pas marrjes së çmimit “Alois Mock” në Forumin Evropian Ëachau në Austri, duke theksuar se Evropa nuk do të jetë e plotë derisa anëtarë të rinj të bashkohen.

Shefi i diplomacisë evropiane kujtoi se afërsisht 20 vjet më parë, si president i atëhershëm i Parlamentit Evropian, ai hapi seancën e parë me dhjetë anëtarë të rinj të BE-së dhe se më pas njerëzit pyesnin nëse Parlamenti Evropian do të funksiononte me dhjetë vende të reja.

“Dhe funksionoi. Për ta, ishte një nxitje e jashtëzakonshme për prosperitetin. Zgjerimi ishte një histori suksesi, dhe zgjerimi në pritje do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është se është vonuar për shumë kohë dhe tani duhet të përshpejtohet”, theksoi Borrell.

“Evropianët do të mbijetojnë vetëm të bashkuar”

Ai vlerësoi se demokracia dhe liria nuk po përhapen në botë dhe se Evropa po kalon nga ajo që është e hapur ndaj botës, që dëshiron të gjejë zgjidhje të përbashkëta, në një “Evropë të mureve dhe zgjidhjeve kombëtare”.

Ai gjithashtu theksoi se kryefjala e valës së parë të integrimeve evropiane ishte tregu dhe sot, siç tha ai, është siguria për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet BE-ja.

“Zgjidhjet kombëtare dhe ndërtimi i mureve nuk do të jenë zgjidhje për evropianët në tërësi. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ura për të gjetur zgjidhje të përbashkëta dhe të jemi të hapur ndaj një bote që ka nevojë për Evropën”, tha Borrell.

Ai shtoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe e hapur ndaj botës nëse dëshiron të ndikojë në ngjarjet në nivel global dhe se duhet të mendojë se si përfundon lufta në Ukrainë, sepse, siç tha ai, kjo është thelbësore për sigurinë evropiane.

“Vetëm më të bashkuar, evropianët do të mbijetojnë. Asnjë vend evropian nuk mund të përballet i vetëm me sfidat e kësaj bote”, përfundoi Borrell. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit