9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin, sulmin në veri e quan terrorist

Më të lexuarat

Pas sulmit terrorist kundër policëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka folur me kryeministrin Albin Kurti.

Borrell dënoi me shprehjet më të forta agresionin e sotëm.

Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë punonjësve të policisë të plagosur.

Përfaqësuesja e Lartë ka telefonuar edhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt.

Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

“EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është duke monitoruar situatën në terren dhe është e gatshme të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e saj dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s”.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të ngushtë me autoritetet”, thuhet në njoftimin e BE-së./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit