2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Borrell: E papranueshme dhuna tronditëse në Zveçan

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën të cilën e quajti tronditës në Zveçan.

Ai në një postim në Twitter shkruan se aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të NATO-s, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.

“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkruan Borrell.

Ndryshe, të hënën në Zveçan protestuesit e dhunshëm lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it.


Të pasigurt në veri ishin edhe gazetarët, ndërsa pati edhe dëmtime dhe djegie të veturave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit