-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Boom” i miliarderëve në botë, pasanikët janë 2.754!

Më të lexuarat

Kjo është zbuluar nga “The Wealth-X billionaire census 2018”, një raport që regjistron super-të pasurit ndërkombëtarë

Numri i miliarderëve në botë vazhdon të rritet dhe në 2017 pasanikët u rritën me 357 njësi, duke arritur një shifër rekord prej 2.754. Kjo është zbuluar nga edicioni i pestë i “The Wealth-X billionaire census 2018”, një raport që liston miliarderët që banojnë në Tokë. Në 12 muajt e fundit popullsia e super-të pasurve është rritur me 14.9% dhe krenohet me një aset total prej 9.2 trilionë dollarëve.

Raporti

Sipas asaj që lexohet në raport, në vitin 2017 ka pasur një “përmirësim të ndjeshëm” në pasuritë e miliarderëve: “Edhe pse vitin e kaluar ka pasur një dozë të ndjeshme të trazirave politike, thotë Winston Chesterfield, drejtor i ‘Wealth-X’, kompani e specializuar në vlerësimin e aseteve individuale që çdo vit publikon kërkime mbi super-të pasurit, – performanca e jashtëzakonshme e tregjeve të kapitalit dhe e ekonomisë globale në përgjithësi kanë dhënë fitime të fuqishme në sektorin e financave, të mallrave, të teknologjisë dhe të industrisë. Në një mjedis gjeopolitik që ndryshon me shpejtësi, ndikimi mbi ekonominë botërore të këtij grupi më ekskluziv të njerëzve vazhdon të rritet”.

Të dhënat statistikore

Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar si vendi me popullsinë më të madhe të miliarderëve. Në të vërtetë, jashtë shtetit numërohen 680 pasanikë me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2016. Numri i super-të pasurve po rritet me shpejtësi edhe në Kinë. Në ish-Perandorinë Qiellore janë 338 miliarderë, me një rritje prej 36% në 12 muaj. Më poshtë janë Gjermania, India, Zvicra, Rusia, Hong Kongu dhe Mbretëria e Bashkuar. Njeriu më i pasur në botë është amerikani Jeff Bezos me një pasuri prej 133 miliardë dollarësh (vetëm muajin e kaluar padroni i Amazon ka fituar edhe 12 miliardë dollarë). 10 më të pasurit në botë kolektivisht zotërojnë një pasuri prej 660 miliardë dollarësh. Në vitin 2017 ka pasur gjithashtu një bum të grave super të pasura: popullsia femërore miliardere është rritur me 18% dhe ka arritur 321 njësi, krahasuar me një rritje prej 14% në numrin e meshkujve. Megjithatë, gratë përfaqësojnë vetëm 11.7% të super-të pasurve ndërkombëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit