-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

BONTONI

Më të lexuarat

Çdo gjë në jetë ka rregullat, edukatën apo mënyrën (bontonin) se si duhet kryer apo bërë një punë. Edhe kthimi i një mesazhi apo shkrimi e ka bontonin e kthimit të të njëjtit.
Si zakonisht nga pritesa apo mosdija, apo i papërcaktuar në miratimin e mesazhit apo shkrimit si i pëlqyer apo edhe jo aq i pëlqyer, ne vendosim ta kthejmë me një nga ikonat që i kemi në celularë, një 👍(like), një 💪 (muskul) apo edhe një ❤️ (zemër). Sikur duam ti kursejmë fjalët, kohën e tj.
Jo që është thënë apo e shkruar diku kjo, por e rrugës është që personi që ta ka dërguar mesazhin apo shkrimin është munduar në një formë për ti përzgjedhur fjalët, apo ka pëlqyer diçka të ndaj me ty dhe gjithë atë mund të shkrimit ti ia kthen me një 👍 (shenjë gishti), me një 👏 (duartrokitje) apo edhe me një 😁 (fytyrë) duke buzëqeshur ndërsa personi në fjalë nuk e di a ka gabuar ndonjë gjë në shkrimin e dërguar, në fjalërenditjen, në kohën e dërgimit apo në përzgjedhje të mesazhit, ndërsa thjesht ia kthen me një FLM. Kto shkurtesa janë për ato momente kur ka të bëjë për ndonjë fjalë të shkurtër që janë thirrjet për kafe apo thjesht që ti tregosh tjetrit se u kuptuam e jo për një shkrim, mendim apo përzgjedhje që ndoshta ky shkrim zë disa faqe të librit e ti thjesht shtyp një shenjë, ndërsa teksti ka nevojë për një shkoqitje apo miratim po bile ndonjëherë edhe kritikë. Në kësi raste më e mira e të mirë ndoshta do ishte marrja në telefon në kohën e lirë, tani janë edhe opcionet “pa pagesë” përmes rrjetit të internetit (aplikacionet Viber, Whatsapp etj etj.) që ti tregosh mendimin në origjinalitet. Ti tregosh që shkrimi është i mirë apo jo, ti japësh vullnet e ta përkrahësh, apo ndonjëherë pse jo edhe ta kritikosh në mënyrë vëllazërore, ta sygjerosh apo edhe ta këshillosh që herave tjera shkrimi të del edhe më i mirë. Tërë atë mund ti ja kthen me një shenjë. Po sikur të gabon në shtypjen e ikonës, e këtë më së miri e kupton kur dikush ta kryen ndonjë punë që është me peshë si p.sh. ndonjë operim apo humbje e disa orëve nëpër sportele e ti pasi të kryhet puna ja kthen me një FLM të shkurtër apo me ndonjë Like. Si do ishte ndje personi?! Kundër peshësh duhet të jetë edhe përgjigja, prandaj e rrugës së bontonit mendoj që është të kemi kujdes në kthimin e mesazheve të shkrimeve si dhe të përzgjedhjeve. Muslimani është i kujdesshëm ndaj vëllaut të vet në të folur, në sjellje dhe në përgjigje. Me shpresë që këto këto fjalë dhe këshilla na bëjnë dobi duke përfituar ne e pse jo edhe duke ua përcjell gjeneratave tjera të përfitojnë edhe ata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit