1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Bombë fuçi” mbi një treg kafshësh në Siri, 65 të vdekur

Më të lexuarat

Në sulmin e ndërmarrë me “bombë fuçi” në tregun e kafshëve në Haseke (Hasiçi) nga helikopterë të ushtrisë së regjimit sirian humbën jetën 65 persona.

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm i Revulucionit Sirian (SRGC), përgjegjësit e strukturës opozitare theksojnë se helikopterë të ushtrisë siriane kanë ndërmarrë sulme me “bombë fuçi” ndaj tregut të kafshëve në fshatin Hanse të Haseke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën ku theksohet se në sulm humbën jetën 65 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Nga informacionet thuhet gjithashtu se “si pasojë e sulmit me bombë fuçi tregu i kafshëve është mbuluar me gjak. Për shkak të efektshmërisë së bombës trupat e pajetë janë bërë të paidentifikueshëm. Mes të vrarëve ka gra dhe fëmijë”

Këshilli i Përgjithshëm i Revulucionit Sirian ka theksuar se të plagosurit janë transportuar nëpër spitalet e rajonit, dhe e kanë cilësuar sulmin si një “masakër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit