Forcat e regjimit bombarduan sot disa lagje të Halepit, ndërsa ndërmjetësi i ri ndërkombëtar i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi u shpreh i shqetësuar mbi misionin e tij të vështirë, bënë të ditur burime zyrtare siriane.
“Pas përfundimit të mandatit të misionit të vëzhguesve të OKB-së, kreu i tyre i Përgjithshëm, Babacar Gaye u largua sot nga Damasku”, theksuan burimet zyrtare siriane.
Lakhdar Brahimi, ndërmjetësi i ri i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë deklaroi se ishte i frikësuar për misionin e tij të ri.
Që nga fillimi i revoltës kundër regjimit të presidentit sirian, Beshar Esad në mars të vitit 2011, aktet e dhunës kanë shkaktuar të paktën 25 000 të vdekur.