7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

185 TË VRARË GJATË ORËVE TË FUNDIT NË SIRI

Më të lexuarat

Në Siri vazhdojnë sulmet e forcave të Esadit.

Në sulmet e fundit, humbën jetën 185 persona përfshi këtu gra e fëmijë.

Nga ana tjetër, opozitarët deklaruan se Humusi gjendet i rrethuar prej 80 ditësh.

Kurse forcat e varura nga Presidenti i Sirisë, Beshar Esad vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin e vendit, Damask. Pas bombardimeve nga ajri dhe toka në lagjen Daraja të Damaskut, forcat e sigurisë kanë hyrë në këtë rajon me mbështetjen e tankeve.

Në qendër të kësaj lagjeje po përjetohen përleshje tepër të ashpra.

Mësohet se forcat të Esadit kanë marrë në shënjestër edhe 5 lagje të tjera të Damaskut.

Nga ana tjetër OKB-ja ka deklaruar se më shumë se 200 mijë sirianë të arratisur nga përleshjet në Siri janë strehuar në vende fqinje.

Në komunikatën e Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët thuhet se ky numër e ka kapërcyer parashikimin e Organizatës, që është 185 mijë refugjatë.

Ndërkaq trazira përjetohen edhe në Liban.

Në përleshjet ndërmjet përkrahësve të Esadit dhe atyre që janë kundër, 3 persona mbetën të vrarë ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit