4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bokseri legjendar Muhamed Ali: “Kam frikë se nuk do të hyjë në Xhennet”

Më të lexuarat

Ngjarja në vijim tregohet nga një intervistë me boksierin e njohur Muhamed Ali…

Gjithçka filloi me një pyetje në pamje pa përgjigje: “Në sportin tuaj jeni përballur me disa nga njerëzit më të fortë në planet. Çka është ajo që ju frikon më së shumti?”

Si përgjigje në këtë, Muhamed Ali filloi të qesh dhe bëri me gisht nga gruaja e tij, Lonnie.

Ajo i tha: “Pa shaka, Muhamed, thuaj nga çka ke më shumë frikë.”

Muhamed Ali: “Nuk kam frikë prej askujt.”

Lonnie Ali: “Nuk nuk ke frikë prej askujt në këtë botë, mirëpo… thuaje Ali!

Pas një pauze, Muhamed Ali tha: “Kam frikë nga ajo se ndoshta nuk do të mund të hyjë në Xhennet…”

Duke dëgjuar këto fjalë, të gjithë të pranishmit heshtën.

Lonnie Ali filloi të qaj, ndërsa edhe të tjerët u prekën thellë.

Një vëlla musliman me emrin Malik e theu heshtjen duke thënë: Vëlla Ali, ti mund të shpresosh për hyrje në Xhennet, sepse ke ndihmuar shumë njerëz.”

Muhamed Ali duke shikuar në Malikun i tha: “Si mund ta dish? Si?”

Malik: “Sepse besimtari duhet të jetojë, gjithmonë, midis shpresës dhe frikës.”

Porosia:

Vallë, kemi pyetur veten ndonjëherë se cili do të jetë fati ynë në Botën Tjetër? Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes, ndërsa përgjigjja mund të na ndihmojë që të bëhemi më të devotshëm dhe më të moralshëm.

(Islampress.info)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit