0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bojkoti për Gazën, mbyllje e restoranteve izraelite në Gjermani

Më të lexuarat

Pasojat në ekonomi të një lufte ku politika e shtetit s’përputhet me qëndrimin e popullit

Restorantet izraelite në Gjermani kanë pësuar një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për shkak të fushatave lokale të bojkotit, kërcënimeve të vazhdueshme dhe nevojës për mbrojtje nga policia që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më 7 tetor.

Disa restorante janë detyruar të mbyllen përgjithmonë, ndërsa pronarë të tjerë restorantesh po mendojnë të largohen nga Gjermania.

Kanali televiziv gjerman ZDF raporton se restoranti Bleibergs në Berlin njoftoi në Facebook më 6 qershor se po mbyllte dyert e tij pas njëzet vitesh funksionim.

Në njoftim thuhet: “Për shkak të ngjarjeve që pasuan më 7 tetor, lokali po mbyllet përgjithmonëKy vendim i vështirë u mor pas 20 vitesh punë”.

Rënie e të ardhurave

Pronari i restorantit, Chaimi Frohlich, i tha këtij kanali gjerman se klientët e kanë shmangur vendin që kur shpërtheu përsëri lufta në Lindjen e Mesme, duke shtuar: “Të ardhurat janë jashtëzakonisht të këqija, kemi humbur më shumë se 80,000 euro gjatë këtyre tetë muajve.”

 Disa restorante izraelite në Frankfurt kanë njoftuar se janë në rrezik falimentimi për shkak të armiqësisë, thirrjeve për bojkot dhe propagandës negative në internet, edhe pse në tavolinat e restoranteve u shfaqën slogane si “Lironi Gazën dhe mallkoni Izraelin”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit