8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Boeing humb miliarda dollarë për shkak të Trumpit

Më të lexuarat

Vendimi i SHBA-së për tërheqje nga marrëveshja nukleare me Iranin do t’i kushtojë kompanisë Boeing me miliarda dollarë humbje.

Kjo për shkak se kompania ajrore ka marrëveshje për riparimin e flotës së vjetër ajrore me Iranin, vlerëson televizioni amerikan CNBC.

Kompania më e madhe botërore e fluturimeve ka marrëveshje për shitjen e aeroplanëve kompanive ajrore iraniane në vlerë rreth 20 miliardë dollarë, sipas çmimit të katalogut.

Trump mbrëmë bëri të ditur vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, të cilat ishin hequr me marrëveshjen e vitit 2015, pasi Irani pranoi të kufizojë programin e vet nuklear.

Boeing në dhjetor 2016 njoftoi për numrin më të madh të aranzhimeve me kompanitë ajrore iraniane, i cili përfshin 80 aeroplanë për Iran Air, në mesin e të cilëve janë 50 modele 737 MAX 8.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit