Gjenerata e tretë e BMW X5 u lansua tre vjet më parë, por ky model raportohet se do të zëvendësohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke folur për revistën “Motoring”, drejtori menaxhues i BMW-së për Australi, Marc Werner ka konfirmuar se është duke u punuar në X5 e ri dhe zbuloi se do të ketë platformën Cluster Architecture, e cila gjendet tashmë te modeli i ri 7 Series.
Drejtori ekzekutiv nuk foli shumë për modelin e ri, por zbuloi se modelit të tanishëm X5 do t’i shkurtohet jeta sepse gjenerata e re e këtij modeli do të jetë bazë për modelin tjetër X7.
BMW ka publikuar pak detaje të X7, por revista “Motoring” ka raportuar se modeli do të ketë motorin 3.0-litra V8, por do të jetë i mundshëm edhe modeli me 6.0-litra V12.