Makinat BMW të serisë M janë disa prej makinave më të mira sportive në botë. Mirëpo, fatkeqësisht, çmimi i tyre i bën ato të pakapshme për shumë prej blerësve potencialë, e që një pjesë e tyre e madhe janë të moshave të reja.
Mirëpo, kjo mund të ndërrojë në të ardhmen e afërt pasi që BMW do të landojë nën-brendin e saj të serisë M, e që do të pozicionohet në mes të makinave standarde dhe modeleve me opsione të plota të serisë M.
Tradicionalisht, blerësit e makinave M kanë qenë meshkuj të moshave rreth të 40-tave, thotë Oliver Ganser, menaxher i produktit në BMW North America.
Por, me futjen në prodhim të serisë më të lirë, BMW shpreson se do të kenë mundësi edhe moshat më të reja që të përballojnë atë.
Linja M Performance Automobiles është lansuar në muajin mars në Panairin e Makinave “Geneva Motor Show”, ndërsa çmimi i tyre pritet të jetë rreth 44,000 dollarë./press/kohaislame