4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bill Gates shpjegon rolin e tij të ri në Microsoft

Më të lexuarat

Javën e kaluar, Microsoft-i lajmëroi për emërimin e CEO-s së ri Satya Nadella dhe që shefi i parë ekzekutiv i kësaj kompanie, Bill Gates, do të kalojë kohë më shumë në kompani duke ndihmuar në vendimmarrjet e saj në lidhje me produktet. Roli që Gates tani do të luajë në kompani është interesant: A do të ndihmojë ai në vizionin strategjik të Nadella-s?

Për këtë kemi një përgjigje më të mirë, pasi Gates sërish u fut në Reddit për t’iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve. I pyetur drejtpërdrejt se cili ishte roli i tij në Microsoft, Gates tregoi për atë që ai e sheh duke ardhur në teknologji, duke treguar që Nadella e kishte kërkuar ndihmën e tij: “Unë jam i gëzuar se si cloud-i dhe pajisjet e reja mund të na ndihmojnë në komunikim dhe bashkëpunim në rrugë të reja. SO nuk do të jetë vetëm në një pajisje dhe informacioni nuk do të jetë vetëm skedarë – ai do të jetë historia juaj duke përfshirë të qenit në dispozicion për të vëzhguar kujtimet e gjërave si fëmijët duke u rritur. Edhe në Office ka ende shumë gjëra që mund të bëhen.”

Kjo është qasja e tanishme e Microsoft-it: Një sistem i vetëm operativ bazë përgjatë pajisjeve dhe formave të ndryshme, një përqendrim në shërbime dhe bashkëpunime cloud dhe Office, sipas disa rasteve. Prandaj duket që vizioni i Gates përputhet me strategjinë e tanishme të Microsoft-it.

Kjo nuk është befasuese, duke e ditur që ai ishte aktiv në bord gjatë lëvizjeve të tilla dhe implementimeve të hershme. Mbani mend: Në Redmond, Gates është ende në pozitën e personit kryesor dhe Nadella mund ta përdor ndihmën e tij për t’u siguruar që thëniet e tij të jenë ligje.

I pyetur po ashtu pothuajse në terma qesharakë “Po… Bill, unë duhet të të pyes, çfarë do të thoshit se bëni atje?” “Unë sigurojë që marrim skenarë ambiciozë dhe që ne kemi një arkitekturë të fuqishme për të shkuar në to. Unë përkrah punën e mirëfilltë./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit