1.9 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

BLUSH PROVOKATORI – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Nga hoxhë Justinian Topulli

Nuk e dimë se ku e ka hallin ky njeri, a do thjeshtë të tërheq vëmendjen me provokimet e tij “artistike” herë tendencioze, herë në dukje “dashamirëse” e cinike njëkohësisht?

Çfarë kërkon të na thotë ky njeri me artin e tij provokativ, ndërkohë që islamizimin e shumicës së shqiptarëve e konsideron si fatëkeqësinë më të madhe historike të këtij populli?

Çfarë mesazhi kërkon të na jap me fotot e tij nga Medina dhe Meka, një jomysliman ateist, që për më tepër ka fyer në mënyrën më të rëndë Profetin e Islamit me “artin” e tij provokativ?

A nuk e di ky njeri se hyrja e sojit të tij në qytetin e shenjtë të Mekës është e ndaluar me Kuran dhe përbën edhe shkelje ligjore?

Çfarë kërkon të na tregojë ky njeri, se ka zbuluar atë tolerancë dhe mirësi të Islamit që bashkëkombasit e tij të kësaj feje nuk e kanë?

Çfarë kërkon ky njeri të shpalos publikisht vallë, dilemat e tij ekzistenciale, ndërkohë që fantazon për parajsën e ardhshme tokësore pa Zot dhe vuan i trishtuar të sotmen, pse shumica e bashkëkombasve të tij këtë Zot e quajnë Allah?

Ndoshta të gjitha këto bashkë e ndoshta asnjëra prej tyre.

Vetëm një gjë ai duhet të dijë mirë, se muslimanët e këtij vendi e njohin mirë atë dhe provokimet e tij dhe urrejtjen patologjike që ai ka ndaj Islamit dhe Profetit të tij, ndaj nuk duan të fotografohen me të dhe prej një njeriu si ai, sepse e respektojnë veten dhe atë që ata besojnë.

Ndërsa ti Blush si njeri pa din e pa iman që je, nuk ke asnjë skrupull moral të dalësh në foto me ata myslimanë të panjohur, e dashamirës siç janë mbarë muslimanët, që nuk do të pranonin kurrë t’i afroheshin atij që ka përfolur nderin e Profetit të tyre, që ti me “artin” tënd e ke nëpërkëmbur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit