1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

BLU Vivo 4.8 HD, smartfoni i lirë me procesor quad-core

Më të lexuarat

BLU quhet kompania përgjegjëse nga Florida që prodhon smartfonin e lirë BLU Vivo 4.8 HD. Kjo pajisje vjen me opsionin HSPA+ dhe është shumë, shumë e hollë, – 6.9mm, për të qenë të saktë.

Vivo 4.8 HD vjen me çmimin 249 dollarë dhe mund të jetë një konkurrentë i fuqishëm i të tashmë të famshmit, Moto G.

BLU Vivo 4.8 HD vjen në treg me procesorin me katër bërthama (quad-core) MediaTek, me shpejtësi prej 1.5GHz. Veç kësaj, në vete kjo pajisje ka hapësirë të brendshme prej 16GB dhe 1 GB RAM.

Fatkeqësisht, sikurse edhe te Moto G, as BLU Vivo nuk e ka opsionin e rritjes së hapësirës së brendshme përmes SD kartave. Ekrani i tij është i madhësisë 4.8-inç Super AMOLED, me rezolucion prej 720 x 1280 pikselësh, me densitet goxha të pranueshëm të pikselëve prej 305ppi, raporton Koha.net.

Vivo 4.8 ka kamerë të prapme BSI 8MP, të pajisur me autofokus dhe blicin LED. Kamera është në gjendje të incizojë video në formatin 1080p me 30 shkrepje për sekondë. Ndërkaq, në pjesën e përparme ka një kamerë prej 5MP.

Pajisja vjen me sistemin operativ Android 4.2 si dhe me bateri prej 2000mAh. Vivo 4.8 në dizajn nuk ka pësuar ndryshime në krahasim me modelet e mëhershme.

Ajo që e veçon këtë pajisje është pesha e saj, që është dukshëm më e lehtë se Moto G, ndërkaq vjen edhe në disa ngjyra./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit