-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bllokohen arkat fiskale

Më të lexuarat

Për shkak të paqartësive rreth Udhëzimit të Ri administrativ për pajisje me arka fiskale ka filluar çrregullimi dhe bllokimi sa i përket funksionimit të këtyre pajisjeve.
 
Gazeta Fjala ka mësuar se tani disa bizneseve u ka shkuar një mesazh-SMS klientëve të kompanisë Enternet që nuk do të ofroj shërbime deri në qartësimin e udhëzimit të ri.
 
“Klientë të nderuar, për shkak të disa paqartësive lidhur me Udhëzimin e ri administrativ për arka fiskale të miratuar nga Ministria e Financave, nuk do të punojmë me palë, deri në një njoftim të ardhshëm”, thuhet në SMS që Enternet ua ka dërguar klientëve të saj e që ka siguruar edhe Gazeta Fjala.
 
Kështu në disa biznese që deri tani kanë përdorur pajisje fiskale të kësaj kompanie ato nuk janë duke funksionuar, rrjedhimisht në vend të kuponëve fiskal ato po lëshojnë fatura të thjeshta.
 
Deri tani kompanitë që kanë ofruar pajisje fiskale kanë qenë të licencuara nga Administrata Tatimore. Udhëzimi i ri parasheh që arkat fiskale mund të blihen kudo nga bizneset, madje edhe jashtë territorit të Kosovës. Kjo sipas ministres së tregtisë Hikmete Bajrami  është bërë me qëllim liberalizimin e tregut si dhe largimin e monopolit të shitjes së arkave fiskale.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit