Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken zhvilloi vizitë “të papritur” në Bregun Perëndimor të pushtuar në kuadër të turit në Lindjen e Mesme ku u takua me presidentin palestinez, Abbas
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi vizitë “të papritur” në Bregun Perëndimor të pushtuar në kuadër të turit në Lindjen e Mesme ku u takua me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Presidencës së Palestinës thuhet se Blinken dhe Abbas u takuan në Bregun Perëndimor.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë për gazetarët tha se për “arsye sigurie” nuk është ndarë ndonjë detaj deri në përfundimin e vizitës së Blinkenit.
Ai theksoi se Blinken në takim përsëriti angazhimin e SHBA-së për rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza dhe se ka potencuar “me një gjuhë të qartë se palestinezët nuk mund të zhvendosen me forcë”.
Blinken dhe Abbas diskutuan për “vendosjen sërish të qetësisë dhe stabilitetit” në Bregun Perëndimor. Miller njoftoi se Blinken ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e “ndalimit të dhunës ekstremiste kundër palestinezëve në rajon dhe kërkimin e llogarisë ndaj përgjegjësive”.
– Blinken u prit me protesta
Edhe pse vizata e sekretarit Blinken nuk u njoftua, pasi u kuptua për vizitën e tij u organizuan protesta.
Protestuesit reaguan ndaj mbështetjes që SHBA-ja i jep Izraelit duke djegur fotografitë e sekretarit Blinken.