3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Blinken shtyn udhëtimin për në Kinë: Prania e balonave spiune është shkelje e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shtyrë udhëtimin drejt Kinës për shkak të zbulimit të një tullumbace spiune kineze mbi qiellin e SHBA-së.

“Ne kemi besim se kjo është një balonë mbikëqyrëse kineze”, tha ai, raporton cnn.

Blinken deklaroi se për momentin nuk do të ishin të dobishme bisedimet e drejtpërdrejta me zyrtarët kinezë, të cilët ishte planifikuar t’i takonte në fundjavë. Ai do të vizitojë Pekinin kur të lejojnë kushtet.

Sekretari amerikan ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yiju, ku mësohet t’i ketë thënë se prania e balonave në hapësirën ajrore amerikane është një shkelje e qartë e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar, në kohën kur “bota pret që SHBA dhe Kina të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me përgjegjësi”.

“Për këtë çështje ne komunikuam drejtpërdrejt me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës përmes kanaleve të shumta. Anëtarët e ekipit tim u konsultuan edhe me partnerët tanë të agjencive të ndryshme të sigurisë dhe me Kongresin. Ne gjithashtu i informuam aleatët dhe partnerët rreth pranisë së balonës së vëzhgimit në hapësirën tonë ajrore”, shtoi diplomati amerikan.

Ndërkohë, Kina shprehu keqardhje për humbjen e “tullumbaces civile” mbi territorin amerikanë.

Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë menduan të rrëzonin balonën mbi Montana të mërkurën, por presidenti amerikan, Joe Biden refuzoi ta bëjë një gjë tillë për shkak se mbeturinat mund të rrezikonin jetën e njerëzve në tokë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit