5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Blinken: SHBA-ja nuk mund të mbështesë një operacion të madh ushtarak në Rafah

Më të lexuarat

Kryediplomati amerikan tha se ofensiva e madhe ushtarake do të kishte “pasoja të tmerrshme” për popullatën e zhvendosur në Rafah

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti qëndrimin e SHBA-së për ofensivën e planifikuar ushtarake të Izraelit në Rafah, duke thënë se ata nuk mund të mbështesin “një operacion të madh” në qytetin jugor të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

“Ne kemi qenë shumë të qartë për këtë, presidenti Biden ka qenë shumë i qartë për këtë. Ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp pas takimit të G7-s në Itali.

Ai tha se ofensiva e madhe ushtarake do të kishte “pasoja të tmerrshme” për popullatën e zhvendosur në Rafah.

Izraeli thotë se do të pushtojë qytetin Rafah, ku 1,4 milion njerëz janë strehuar nga lufta që filloi pas inkursionit ndërkufitar të Hamasit të 7 tetorit, pavarësisht protestave ndërkombëtare.

I pyetur për sulmin e raportuar të Izraelit ndaj Iranit, Blinken tha: “Unë nuk do të flas për këtë, përveçse të them se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në asnjë operacion sulmues”.

Sipas raportimeve, Izraeli kreu sot në mëngjes një sulm në Iran. Teherani tha se nuk kishte dëme dhe se rrëzoi tre dronë mbi Isfahan.

Tensionet u përshkallëzuan pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit pas një sulmi kundër kompleksit të tij diplomatik në Siri.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit