3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Blinken: Nuk duhet të ushtrohet presion ndaj palestinezëve për t’u larguar nga Gaza

Më të lexuarat

“Misioni do të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet që palestinezët e zhvendosur të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në veri. Kjo nuk do të ndodhë brenda një nate”, tha Blinken

Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj palestinezëve për t’u larguar nga Rripi i Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media në ambasadën e SHBA-së, e cila ndodhet në Kudsin Perëndimor, Blinken foli lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin izraelit Netanyahu. “Në takimin e sotëm kam qenë i qartë se palestinezët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre kur kushtet të jenë të përshtatshme. Nuk duhet të ushtrohet presion (ndaj palestinezëve) për t’u larguar nga Gaza”, tha Blinken.

Sekretari amerikan mbrojti idenë se Izraeli “po shkon drejt një faze me intensitet më të ulët në veri të Gazës” dhe se “ushtria izraelite ka pakësuar forcat e saj”. Ai thekson se qeveria e Tel Avivit ka pranuar një plan në të cilin OKB-ja “do të kryejnë një mision vlerësimi”.

“Misioni do të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet që palestinezët e zhvendosur të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në veri. Kjo nuk do të ndodhë brenda një nate. Ka vështirësi serioze të infrastrukturës dhe humanitare. Por, misioni do të fillojë një proces që vlerëson këto pengesa dhe se si mund të kapërcehen këto”, tha Blinken.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për gazetarin e Al-Jazeera-s, Wael Al-Dahdouh i cili humbi gruan, djalin dhe vajzën e tij si dhe kolegun e tij kameraman Samer Abu Daqqa dhe në fund djalin e tij Hamza Al-Dahdouh i cili është gjithashtu gazetar. “Duam që kjo luftë të përfundojë sa më parë”, shtoi Blinken.

Sekretari amerikan tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja refuzon çdo propozim që mbron transferimin e palestinezëve jashtë Gazës. “Ka rëndësi jetike që të ketë një rrugë përpara për palestinezët për sa i përket të drejtave të tyre politike. Ne dhe vendet e rajonit mbështesim administratën palestineze, përfshirë Gazën dhe Bregun Perëndimor. Kjo përsëri u paraqit në një formë të dukshme për të gjithë me të cilët bisedova në rajon”, tha Blinken.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit