2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Blinken mesazh për “një shtet të pavarur palestinez” në bisedat me homologët evropianë

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, në bisedat telefonike që zhvilloi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania, përsëriti angazhimin për “një shtet të pavarur palestinez”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në bisedat telefonike që zhvilloi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, përsëriti angazhimin për “një shtet të pavarur palestinez”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna, ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Në bisedë, Blinken vuri theksin mbi rëndësinë për sigurimin sa më parë të ndihmave humanitare për Gazën, minimizimin e humbjeve civile dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Duke nënvizuar angazhimin e SHBA-së për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, Blinken dënoi sulmet e Huthive ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe bëri thirrje për bashkëpunim për sigurinë detare.

Gjatë bisedës, ministrat diskutuan dhe për çështjen e ndihmave për Ukrainën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit