1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Blinken: Ekspertët po përpiqen të dokumentojnë krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ekspertët po përpiqen të dokumentojnë krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë.

Blinken mbajti një konferencë shtypi për të bërë vlerësime mbi luftën Rusi-Ukrainë që po vazhdon që nga 24 shkurti.

Duke rikujtuar se Rusia bombardoi një ndërtesë teatri në Mariupol të Ukrainës, Blinken deklaroi se Rusia kishte në shënjestër njerëzit që prisnin në radhët e bukës dhe sulmoi spitalet, ndërtesat civile dhe sheshet. Ai tha: “Unë dyshoj se ata që i panë ato imazhe, do të harrojnë atë që ndodhi. Ne pamë se Rusia, përdori taktika të ngjashme para se të hynte në Halep (në Siri). Ata shtuan bombardimet e tyre për të thyer vullnetin e popullit.”

Gjithashtu ai rikujtoi se Presidenti amerikan, Joe Biden kishte thënë një ditë më parë se Rusia kishte kryer krime lufte në Ukrainë, dhe shtoi: “Unë personalisht jam dakord. Vënia në shënjestër e civilëve është një krim lufte.”

Duke thënë se është e vështirë të arrihet në ndonjë përfundim tjetër përveç se Rusia ka kryer krime lufte atje pas gjithë shkatërrimeve, Blinken u shpreh se do të punojnë me aktivistët e të drejtave të njeriut, mediat e pavarura dhe shoqërinë civile për të mbështetur dokumentimin e këtyre krimeve të luftës.

“Ekspertët tanë janë në proces të vlerësimit dhe dokumentimit të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari amerikan deklaroi gjithashtu se efektet e luftës trejavore të Rusisë në Ukrainë janë ndjerë globalisht dhe se ka pasur një rritje të kostove të ushqimit dhe se shqetësimet për furnizimin me ushqime dhe karburant janë rritur në tërë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit