9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Blinken bisedon me homologët nga Arabia Saudite dhe EBA-ja mbi tensionin Rusi-Ukrainë

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, princin Faisal Bin Farhan Al Saud zhvilluan të mërkuren diskutime mbi grumbullimin e forcave ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës si dhe zhvillimet në Jemen, Etiopi dhe Sudan.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha se, Blinken ka biseduar me homologun e tij të EBA-s dhe atë saudit.

“Sekretari Blinken, së bashku me sheikh Abdullah krahas grumbullimit të forcave ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës diskutuan edhe çështjet e tjera dypalëshe dhe rajonale, përfshirë edhe zhvillimet në Jemen, Etiopi dhe Sudan”, deklaroi Price.

Ndërsa në një deklaratë tjetër, Price theksoi se, Blinken me kryediplomatin saudit kanë diskutuar të njëjtat çështje dhe se dy ministrat biseduan gjithashtu edhe çështjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Blinken ka zhvilluar biseda me shumë homologë të tij duke shprehur një qendrim kundër grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe ndonjë operacioni të mundshëm ushtarak ndaj Ukrainës.

Krahas nëntë vendeve të “Formatit të Bukureshtit B9”, ai bisedoi të marten edhe me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit